Receta e ditës - Pulë me speca e patate dhe qofte me oriz ( qifqi ) / Pjesa e parë

14 Janar 2019, 15:41

Receta e parë: Pulë me speca  dhe patate

Përbërësit:

600 gr mish pule (mix)

2 kokrra qepë

4 thelpinj hudhër

3 speca me ngjyrë

1 lgj salcë speci

1 kuti domate

300 gr patate

2 gjethe dafine

500 ml koncentrat perimesh

4 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Ngrohim vajin dhe fillimisht vendosim copat e pulës për ti skuqur pak. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë, largojmë dhe i lëmë mënjanë.

Në po atë yndyrë, kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrën e copëtuar. I trazpjmë së bashku deri sa qepa të jetë zbututr dhe të jetë bërë transparente.

Shtojmë specat e prerë në kubikë me brinjë 1 cm. I kaurdisim  së bashku për 3-4 minuta. Shtojmë patatet e prerë në kubikë mesatarë, domatet në kuti, 2 gjethe dafine dhe i lëmë sa të marrin pak valë. Vendosim copat e mishit, lëngun e perimeve ose të pulës , piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 25-30 minuta dhe më pas është gati për servirje.