Receta e ditës - Qofte me patate të pjekura dhe makarona me kungull e karkaleca / Pjesa e parë

19 Dhjetor 2019, 15:05

Qofte me patate të pjekura

Përbërësit:

400 gr mish i grirë

1 qepë e vogël

1 vezë

3-5 patate

3-4 speca jeshilë

Kripë, piper, vaj Olim

Bar qepe ose qepë të njoma

Përgatitja:

Vendosim në një tas mishin e grirë, shtojmë në të një qepë të grirë shumë hollë, vezë, kripë, piper të zi, punojmë brumin me duar dhe e lëmë mënjëanë të pushojë.

Qërojmë patatet dhe i presim ato shumë hollë në feta rrumbullake. Vendosim një tenxhere me ujë të valuar dhe i hedhim patatet për 1 minutë. Më pas i kullojmë dhe i venedosim në në një task u shtojmë vaj dhe kripë.

Presim specat në rrathë me trashësi 1 cm, i pastrojmë nga fijet dhe farat  dhe i vendosim ato në  një tepsi ku kemi vendosur letër pjekje.

Rrethojmë brenda fetës rrumbullake të specit petale me feta patatesh duke kompozuar një lule. Me ndihmën e një luge (dhe duar) formojmë sfera jo shumë të mëdha me qofte (sa një arrë e madhe) dhe i vëmë në mes të lules. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 20-25 minuta. Në fund, para se ti servirim vendosim bar qepe të grirë hollë, ose erëzën që preferoni.