Receta e ditës - Revani me shërbet dhe makarona guackë të mbushura me ullinj e djathë / Pjesa e dytë

2 Tetor 2018, 12:24

Receta e dytë: Makarona guackë të Mbushura me ullinj dhe djathë

Përbërësit :

300 gr makarona guackë

1 qepë e vogël

1 thelb hudhër

1 spec djegës

3 lugë gjelle vaj ulliri

150 gr domatë qershi

80 gr ullinj pa bërthamë

60 gr djath i bardhë

Pak majdanoz

Marule + rukola

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë makaronat aldente ( aq sa shkruhet në etiketë), në ujë të bollshëm dhe kripë. I shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i vendosim në një picetë letre. Hapësirat i vendosim poshtë në mnëyrë që të kullojë uji. I mbulojmë me letër alumini që të mos ftohen.

Grijmë hollë qepën. Presim domatet në copa të vogla, ullinjtë në unaza dhe i përziejmë me domatet. Shtojmë pak majdanoz ose dhe borzilok. Shtojmë qepët e ftohta me hudhër dhe spec. shtojmë kripën ,piperin dhe djtin e copëtuar. Mbushim makaronat dhe i vendosim në një pjatë ku kemi shtruar gjethet sallatë jeshile dhe rukolas.