Receta e ditës - Role me patëllxhanë e mish të grirë dhe Makarona me presh e pançetë / Pjesa e parë

15 Prill 2019, 12:12

Receta e parë: Role me patëllxhanë dhe mish të grirë

Përbërësit:

3-4 patëllxhanë

500 gr mish i grirë

2 kokrra vezë

50 gr parmixhan i grirë

20 gr galetë (bukë e thatë e grirë)

400 gr domate

1 qepë e vogël

Borzilok

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta dhe i spërkatim me pak kripë. I lyejmë me furçë me pak vaj dhe mund të vendosim në furrë ose në zgarë sa të zbuten pak. Në një tas përziejmë mishin, vezën, galetën, kripë, piper e parmixhan të grirë. Punojmë mirë brumin dhe e lëmë mënjanë.

Në një tigan vendosim vaj dhe e kaurdisim sa të zbutet pak. Shtojmë domatet e borzilokun si dhe një majë luge sheqer dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Ndërkohë me ndihmën e nje luge vendosim mish të grirë në fillim të fetës së patëllxhanit dhe e mbledhim atë role.

Vendosim pak vaj dhe pak salcë domate në një tepsi dhe më pas vendosim roletë me patëllxhanë. I mbulojmë përsëri me salcë domate dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180ºC për 25 minuta.