Receta e ditës - Role me qofte, patëllxhanë e petë dhe sangria / Pjesa e dytë

9 Korrik 2019, 12:29

Receta e dytë: Sangria

Përbërësit:

350 gr limona

600 gr portokaj

400 gr pjeshka

230 gr molle

750 ml verë të kuqe

120 gr sheqer

vanilje 6 karafila

2 shkopinj kanellë

50 ml pije ( konjak)

500 ml ujë te gazuar

350 gr akull

Përbërësit:

Fillimisht lajmë frutat. Shtrydhim 1 kokërr limoni dhe 2 kokrra portokaj. Pjesën tjetër e presim në kubikë shumë të vegjël me brinjë 0.5 cm. Kështu vazhdojmë prerjet dhe me pjeshkët e me mollën. Të gjitha frutat e prera i vendosim në një tas.  Vendosim edhe verën në një tas. Në një xhezve vendosim sheqerin, karafilin, kanellën, pak ujë dhe i ziejmë për 5 minuta. Largojmë kanellën dhe karafilin dhe përziejmë shërbetin. Shtojmë likerin konjak ose brendi dhe e përziejmë me verën, lëngun e limonit dhe të portokallit. Shtojmë frutat dhe fetat e portokallit dhe të limonit. E mbulojmë me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 4 orë. Pasi sangria është ftohur heqim celefonin dhe para se ta shërbejmë shtojmë 500 ml ujë të gazuar. E trazojmë, shtojmë akullin dhe e shërbejmë nëpër gota.