Receta e ditës - Sallatë bullguri me thjerrëza dhe karkaleca + ëmbëlsirë me mollë / Pjesa e parë

1 Shkurt 2019, 15:20 | Përditesimi i fundit: 2019-02-01 15:23:24

Receta e parë: Sallatë bullguri me thjerrëza dhe karkaleca

Përbërësit:

3 lgj vaj ulliri

½ qepë e mesme

¼ lç kripë

Piper i zi

1filxhan çaji thjerrëza

1 filxhan çaji lëng pule ose perimesh

1 filxhan çaji ujë

1-2  speca të kuq të pjekur

½ filxhan çaji bullgur

1 lgj uthull

500 gr karkaleca

Majdanoz

Përgatitja:

Parangrohni furrën në temperaturën 200ºCelsius.

Ngrohni  2 lugë vaj në tigan me nxehtësi mesatare. Shtoni qepën , kripë dhe piperin dhe përziejini herë pas here për 8 minuta deri sa qepa të zbutet.

Shtoni thjerrëzat dhe përziejini me qepën . Më pas shtoni lëngun e perimeve dhe ujin dhe uleni nxehtësinë e sobës. Mbulojini me kapak dhe lërini deri sa thjerrëzat të zbuten.

Ndërkohë piqni specat e kuq në një zgarë të vogël.

Kur thjerrëzat të jenë gati, hiqini nga zjarri dhe shtoni specat dhe bullgurin. Lërëni mënjanë dhe mbulojeni deri sa bullguri të jetë gati (rreth 10 minuta).

Ndërkohë piqni karkalecat duke vendosur një letër pjekjejenë tavë. Vendosini karkalecat në të me vaj , kripë dhe piper e lërini që të piqen për rrëth 6-8 minuta.

Sapo të jetë bërë gati, shërbejmë sallatën e bullgurit me thjerrëza duke shtuar uthull dhe majdanoz sipas dëshirës. Vendosni mbi të karkalecat e pjekur.