Receta e ditës - Sfoliatë me domate e borzilok dhe Lakër turshi me mish / Pjesa e dytë

10 Janar 2019, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2019-01-10 15:25:27

Receta e dytë: Lakër turshi me mish

Përbërja:

500 gr mish

Pak mish të thatë(sipas dëshirës)

2 qepë mesatare

2 thelpinj hudhër

1 lgj salcë speci

Piper i zi

2 gjethe dafine

1,5 – 2 kg lakër turshi

Vaj ulliri

Ngrohim vajni në një tenxhere dhe kaurdisim qepën të grirë hollë , hudhrat i kaurdisim pak dhe shtojmë mishin e më pas i kaurdisim së bashku.

Shtojmë 1 lugë gjelle salcë spevi, i trazojmë mirë duke shtuar pak nga pak ujë që të tretet. Largojmë copat e mishit, shtojmë lakrën turshi të prerë në fije , dafinë, piper të zi dhe i gotë ujë. Vendosim mbi lakër copat e mishit, kapakun dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për 30 40 minuta.