Receta e ditës - Tavë Elbasani dhe rizoto me spinaq e shegë / Pjesa e dytë

13 Dhjetor 2019, 12:42

Rizoto me spinaq dhe shegë

Përbërësit:

320 gr oriz Olim

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 gotë verë të bardhë

300 gr spinaq

1/2 filxhan çaji shegë në kokrra

2 lugë gjelle pana

2 lugë gjelle parmixhan i grirë

1 litër  buljan perimesh

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë ½ lugë gjelle gjalp, vaj ulliri dhe pasi e shpëlajmë orizin, e kaurdisim mirë. E shuajmë orizin me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli i verës, shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve duke e trazuar orizin vazhdimisht. Pasi orizi përthith lëngun e perimeve shtojmë përsëri pak nga pak. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e lëngut të perimeve. Në fund shtojmë gjalpin e mbetur, 2 lugë gjelle pana, parmixhan dhe spinaqin për një minutë. E largojmë nga zjarri duke shtuar edhe kokrrat e shegës dhe e servirim menjëherë duke e spërkatur me parmixhanin e mbetur.Ju bëftë mirë!