Receta e ditës - Tavë gore dhe tortë e thjeshtë me puding dhe biskota / Pjesa e parë

16 Prill 2019, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2019-04-16 12:32:58

Receta e parë: Tavë gore

Përbërësit:

500-600 gr mish viçi

5 kokrra qepë

3-4 thelpinj hudhër

kripë+piper i zi

2 kokrra vezë

1 lgj miell

1 gotë kos

vaj ulliri

Përgatitja:

Kaurdisim mishin dhe qepët e grira në fije të holla. Shtojmë kripë dhe e lëmë sa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë hudhrat, kripë dhe piper.

E shtrojmë masën në një tavë. Rrahim vezët me miellin e kosin. Shtojmë kripë dhe piper dhe e shpërndajmë mbi mish. E vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 25 minuta.