Receta e ditës - Tavë kosi Elbasani dhe speca të mbushura me djathë e proshutë / Pjesa e dytë

29 Tetor 2018, 07:16

Receta e dytë : Speca të mbushur me djath dhe proshutë

Përbërësit:

8 speca të kuq

8 feta proshutë

8 feta djath të bardhë

3 kokrra vezë

4 lugë gjelle miell

6 lgj peksimadhe

Vaj për skuqje

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pjekim specat dhe i pastrojmë ato nga lëkura dhe farat. Presim djathin në feta të holla me gjerësi 2 cm. Vendosim miellin në pjatën e parë, vezët e rrahura në pjatën e dytë dhe peksimadhet në pjesën e tretë. Marrim një fetë proshutë, vendosim djathin dhe e presim proshutën në dysh duke vendosur në mes djathin. Vendosim proshutën me djath brenda specit dhe fillojmë kalojmë specin e mbushur fillimisht në miell duek e pudrosur atë nga të gjitha anët. E kalojmë në vezën e rrahur , ku kemi rregulluar shijen me pak kripë dhe piper. Pasi e lyejmë dhe me vezë , e kalojmë në fund në peksimadhe. Kështu vazhdojmë me të gjithë spevat. Ngrohim vajin dhe i skuqim specat nga të gjitha anët. Kur speci të marrë një mgjyrë të verdhë, e largojmë dhe e shërbejmë të ngrohtë.