Receta e ditës - Tavë kosi Elbasani dhe speca të mbushura me djathë e proshutë / Pjesa e parë

29 Tetor 2018, 07:18

Receta e parë: Tavë kosi Elbasani

Përbërësit:

700 gr mish qengji

2 lgj gjalp

2 lgj miell

2-3 vezë

1 l kos

1 e 1/2 lgj oriz

300 ml lëng mishi

Pak spec i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë mishin e qengjit dhe e vendosim atë në tavë. Mbi copat e mishit vendosim pak gjalpë dhe pak kripë dhe shtojmë në tavë 2 gota ujë. E vendosim në furrë dhe e lëmë mishin të piqet. Nëse do ta gatuani me mish dashi atehere mishin duhet t’i jepni një valë e më pas në furrë)

Ziejmë orizin jo plotësisht, vetëm 7 minuta. Pasi  mishi të jetë pjekur pak, i marrim lëngun e tij. Në një tenxhere me 1 lugë gjelle gjalp kaurdisim  miellin pa i  dhënë ngjyrë si për beshamel ( lugët duhet të jenë jo të mbushura me majë port ë prera ).  Hedhim lëngun e mishit tek mielli i kaurdisur dhe e trazojmë mirë që të formohet një salcë. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë të bjerë vala. Shtojmë në të kosin dhe e përziejmë mirë duke shtuar në fund vezët . shtojmë kripë e piper të zi, e trazojmë mirë dei sa të formohet një masë kremoze. Mund ta vendosim përsëri në zjarr të ulët sa të ngrohet pak, por mund ta hedhim dhe ashtu drejt nga përzierja tek tepsia. Më parë në tepsi duhet të shpërndajmë pak oriz. Më pas shtojmë kosin me vezët e trazuar. Lagim dhe copat e mishit dhe vendosim disa thërrime gjalp. E spërkatim shumë lehtë me pak  piper të kuq dhe e vendosim në furrë të nxehtë sa të marrë  një faqe të verdhë.