Receta e ditës - Tavë me kërpudha, perime e vezë dhe sallatë me kuinoa tre ngjyrëshe / Pjesa e parë

23 Nëntor 2018, 15:31

Receta e parë: Tavë me kërpudha, perime dhe vezë

Përbërësit:

4 qepë të njoma

4 thelpinj hudhër

1 spec jeshil pikant

1 spec jeshil i ëmbël

1 spec i verdhë

500 gr kërpudha

200 gr domate qershi

6-8 kokrra vezë

250 ml qumësht

1 lugë gjelle miell

80 gr djath pice

Majdanoz

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri dhe hudhrat e grira hollë. Sapo vaji të aromatizohet me hudhrat, shtojmë qepët e njoma të prera në unaza, specin pikant të prerë ne unaza të holla, specin e verdhë dhe jeshil të prerë në kubikë me brinjë 1 cm. Rregullojmë perimet me pak kripë dhe piper. Shtojmë kërpudhat e prera në feta, i kaurdisim deri sa kërpudhat të ulin volumin. Shtojmë edhe domatet e prera në gjysma dhe i kaurdisim së bashku.

Në një tas rrahim vezët me kripë e piper. Shtojmë qumështin në të dhe i trazojmë mirë. Shtojmë edhe një lugë gjelle miell, i përziejmë mirë deri sat ë na formohet një krem i lidhur.

Grijmë majdanozin dhe e shtojmë tek perimet në tenxhere. Lyejmë tavën shumë pak me furçë me vaj ulliri. Spërkatim tavën me pak peksimadhe ( bukë e thekur e grirë) dhe me pak djath pice. Hapim mbi djath perimet gjysëm të gatuara. Nëse në fund të perimeve ka pak lëng, e shtojmë tek tasi me vezë.