Receta e ditës - Tavë me oriz, fileto pule dhe perime

7 Nëntor 2019, 13:28

Tavë me oriz, fileto pule dhe perime

Përbërësit:

400 gr fileto pule

1 qepë

300 gr kërpudha

3 speca me ngjyrë

2 karrota

2 kupa oriz

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle majdanoz

Beshameli

40 gr gjalp

40 gr miell

400 ml qumësht

Kripë

Arrëmoskat

2 lugë gjelle parmixhan

Përgatitja:

Fillimisht vendosim orizin për të zierë në raportin 1 oriz, 1.5 ujë me qëllim që të mos ziejë plotësisht, por ta lëmë pak aldente që të vazhdojë zierjen në furrë.

Në një tigan të thellë vendosim pak vaj, 1 thelpi hudhër dhe kavardisim kërpudhat në temperaturë të lartë sat ë zverdhet pak. I largojmë dhe I lëmë mënjëanë. Në po atë tigan kavardisim qepën sa të zbutet,, karrotën në kubikë të vegjël dhe I kavardisim për 3 minuta. Shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël ose të grirë, vazhdojmë ra kavardisim derisa mishit ë zverdhet dhe të gatuhet. Shtojmë dhe kërpudhat e skuqura dhe I përziejmë së bashku. Në fund shtojmë specat, kripën, piperin e zi dhe majdanozin të grirë hollë.

Në një tavë keku unazë ose në një tepsi xhami fillimisht shtojmë si bazë orizin gjysmë të zierë dhe e nivelojmë mirë bazën me oriz në të gjithë sipërfaqen.

Mbi oriz shtojmë kimën me mish pule dhe perime.

Përgatisim beshamelin. Shkrijmë gjalpin dhe kavardisim miellin sa të zverdhet dhe e shuajmë me qumështin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht me tel dore, e pasi të marrë një valë e largojmë nga zjarri. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrëmoskat dhe 1 lugë gjelle parmixhan të grirë.

Mbulojmë kimën me perime me beshamel, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim me parmixhanin e mbetur. E vendosim në furrë në tempraturën 180 gradë, për 20 minuta.