Receta e ditës - Tavë me perime e pesto xhenoveze dhe petulla me fiq të thatë / Pjesa e parë

9 Maj 2019, 15:16

Receta e parë: Tavë me perime dhe pesto xhenoveze

Përbërësit:

500 gr speca të verdhë

200 gr domate

2 thelpi hudhër

500 gr patëllxhanë

300 gr kunguj të njome

80 gr pesto xhenoveze

20 gr galetë e grirë

Kripë+ piper

vaj ulliri

2 lgj majdanoz i grirë

1 lgj djath parmixhan

Përgatitja:

Lajmë, thajmë perimet dhe presim patëllxhanët e kungujt në feta me trashësi 0,5 cm. gjithashtu specat I presim në feta. Domatet i presim në katërsh, të pastruar nga farat dhe lëkurat. Vendosim tiganin me pak vaj dhe I kalojmë në zgarë apo skuqje të lehtë.

Në një tepsi vendosim si shtresë të parë patëllxhanët. Kalojmë dhe kungujt në të njëjtin tigan në zgarë apo për skuqje. Ndërkohë spërkatim me pesto xhenoveze patëllxhanët. Shtrojmë shtresën e dytë me feta me kunguj. Grijmë hudhrat dhe I shpërndajmë mbi kunguj. Vendosim disa feta domate. Përsëri spërkatim kungujt dhe domatet me pesto. Vendosim specat nga ana e lëkurës mbi copat e domates. I pudrosim me 1 lugë gjelle bukë të thekur të thërrmuar. I spërkatim me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur 200ºC për 20-25 minuta. Në fund e spërkatim me pak majdanoz të grirë hollë dhe 1 lugë gjelle parmixhan të grirë.