Receta e ditës - Tespishte me gjalp dhe rosnica me pulë / Pjesa e parë

4 Shtator 2019, 13:02

Receta e pare: Tespishte me gjalp

250 gr gjalp

50 gr sheqer

4 kokrra vezë

400 gr miell

1 lç pluhur pjekës

 

Shërbeti:

500 gr sheqer

350 ml ujë

2 feta limon

Përgatitja:

Vendosim gjalpin të zbutet në temperaturë të ulët. Më pas e hedhim në një tas ku do të shtojmë 50 gr sheqer. I përziejmë së bashku duke shtuar njëra pas tjetrës të verdhat e vezëve plus një të plotë. I përziejmë mirë deri sa të formohet një brumë i lidhur po jo i fortë. E lëmë pak të butë. Trazimi bëhet me lugë druri ose me dorë. E vendosim në një tavë të vogël duke e niveluar mirë. E presim në copa si bakllava dhe më pas e pjekim në temperaturë 170 ºC për 25 minuta deri sat ë marrë një faqe të verdhë të çelët. Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, hedhim përbërësit e shërbetit në një tenxhere dhe e lëmë të ziejë vetëm 5-7 minuta nga casti i vlimit. E lëmë shërbetin ti bjerë vala. Pasi piqet ëmbëlsira e lëmë të bjerë temperature dhe e shërbetosim. E lëmë deri sat ë përthithet shërbeti, njëkohësisht dhe të ftohet dhe e shërbejmë.