Receta e parë: Tortë e mbushur me mollë të karamelizuar
Përbërësit:
4 kokrra vezë
150g. sheqer
100ml. vaj bimor
250g. miell
1lç pluhur pjekës
Pak qumësht
Mbushja
4-5 mollë
1lgj Lëng limoni
100g. sheqer
3lgj rrush i thatë
1/2 lç kanellë
Përgatitja:
-Në një gotë tas rrahim vezët së bashku me sheqerin plus shtojmë vajin, e përzjejmë pluhurin pjekës dhe pak qumësht deri sa brumi të rrëshkasë nga luga.
-Lyejmë një tavë me pak gjalpë ose vaj bimor dhe nivelojmë 3/4 e brumit e vendosim në furrë në temp. 170°C për 10 minuta. (Ndërkohë përgatisim mbushjen)
-Në një tigan vendosim 100g. sheqer plus 2-3lgj ujë, karamelizojmë sheqerin dhe shtojmë në të mollët e grira plus limonin në rende plus rrushin e thatë, i trazojmë për 5 minuta plus kanellë dhe i largojmë.
-Nxjerrim tavën nga furra pas 10 minutash nivelojmë mbushjen dhe e mbulojmë atë me brumin e mbetur.
-Nëse mbushja rezulton e lëngshme mund të spërkatni në 3-4 lgj biskota të thërmuara, më pas shtoni brumin e mbetur.
-Vendosim tepsinë në furrë në temp. 170-180°C për 25-30 minuta.
-Pasi torta të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe e pudrosim me sheqer pluhur.