Lulelakër e skuqur me erëza
Përbërësit:
- 1 lulelakër
- 5 lgj miell
- Sodë buke ose sodë me kanaçe
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Hudhër pluhur
- Majdanoz i thatë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
E ndajmë në boçe lulelakrën dhe e ziejmë në ujë të bollshëm me kripë. E lëmë të kullojë dhe më pas e zhysim në qullin që krijojmë me miell, ujë, sodë, kripë e erëza të ndryshme. E skuqim lulelakrën në vaj të nxehtë dhe e servirim me salcë kosi me majonezë, hudhër e koper sipas dëshirës.