Rep-pop/ Fashion trende që janë rikthyer në 2021! Kostume njëngjyrëshe, xhaketa të gjëra dhe çantat e vogla

1 Tetor 2021, 22:39

Pavarësisht se çdo sezon dalin me qindra trende të reja, moda gjithmonë ka fuqinë të riciklohet dhe të rikrijohet. Më poshtë do të ndjekim disa prej trendeve të vjetra, të cilat janë rikthyer dhe duket sikur janë “shpikur”

Në fillim të viteve 2000 xhinset konsideroheshin trendi në proporcion me shtratin e tyre...sa më i ulët shtrati aq më cool ishin ato.  Me kalimin e kohës ato u hoqën nga përdorimi dhe vendin e tyre zunë, xhinset me shtrat të lartë që çdo vajzë ka edhe sot në dollapin e saj. Por...në 2021 xhinset me shtrat të ulët u rikthyen sërish për t’u bërë pjesë e veshjeve tona edhe një herë.