Si të fillojmë një marrëdhënie të re pas një divorci? A është e vështirë të rifitojmë besimin dhe rindezim pasionin? Sa kohë na duhet të harrojmë një lidhje të gjatë dhe cilat janë mënyrat më efikase për të harruar të shkuarën…
Shpesh, divorci reflektohet në gjendjen mendore të një personi: mendime të shpresës, vetmisë dhe frikës për të filluar një marrëdhënie të re. Por edhe pasi ndahemi nga një dashuri, pasi përjetojmë një zhgënjim apo një hidhërim si mund të rigjejmë forcën për të ecur përpara dhe të rizgjojmë besimin dhe dashurinë tek një individ tjetër?
Zhgënjimet dhe kujtimet negative të cilat mbeten shumë të forta bëjnë që të mos kemi besim në ndërtimin e një lidhje të re. Hapi i parë pas çdo raporti sipas Amadeas është sinqeriteti me veten për të kuptuar anët negative dhe pozitive të vetes tënde në rradhë të parë dhe më pas të partnerit. Në këtë mënyrë, në lidhjen e re duhet të manifestosh kërkimin e një partneri pa këto anë negative. Këtu fillon ndryshimi... Jepini kohë vetes për t’u rikuperuar, filloni një jetë të re, mos humbni besimin dhe bëni një hap drejt një dashurie të re, janë këto disa nga këshillat që dha në studion e “Rreze Dielli” mjeshtria e meditimit TAO, Amadea Stefa.