Rizota me kungull dhe karkaleca nga zonja Vjollca

5 Mars, 11:31

Rizota me kungull dhe karkaleca

Përbërësit:

300 gr oriz ( carnaroli)

400 gr kungull të njomë

400 gr karkaleca

50 gr gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri

lëng perimesh

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim lëngun e perimeve ku me një tenxhere vendosim 1 qepë, 1 degë selino, një copë presh pjesën e brendshme të kungullit, karrotë, majdanoz, të gjitha këto I lëmë të ziejnë dhe më pas I kullojmë. Vendosim një tigan të thellë me ½ e gjalpit dhe 1 lugë gjelle vaj shtojmë në tigan orizin dhe kaurdisim për 5-7 minuta ( pa I dhënë ngjyrë) fillojmë të shtojmë lëng perimesh, një nga një garuzhdë duke e lënë lëngun të përthithet nga orizi. Grijmë kungujt me rende ( nga ana më e hollë( pjesën e brendshme të farave nuk e grijmë por e shtojmë në lëngun e perimeve. Kungullin e grirë e shtojmë në tigan tek orizi dhe vazhdojmë përzierjen. Kështu vazhdojmë deri sa shohim që kokrra e orizit ka zjerë. në 3-4 minutt e fundit shojmë karkalecat e pashuar I përziejmë dhe pas 3-4 minutash. E largojmë tignin nga zjrri, shtojmë gjalpin e mbeur e përziejmë dhe servirim rizoton duke spërkatur me piper të zi.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha