Roland Bejko në ‘Pa Protokoll’: Veliaj ka betonizuar Tiranën! Rama, Berisha e Meta trekëndëshi i Bermudës, s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin

21 Prill 2023, 22:01

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, flet për betejën e Tiranës dhe garën përballë rivalëve. Bejko komentoi kundërshtarin kryesorë politik, Erion Veliaj për të cilin thotë se mbjell pemë për të hequr imazhin e betonit, që sipas tij ka betonizuar Tiranën në këto 8 vite që ka qeverisur kryeqytetin.