Receta e parë : Rosto me mish viçi
Përbërësit :
800 gr rosto viçi
1 kokërr qepë
3 lugë gjelle pure domate(sipas dëshirës)
2-3 karrota
2 degë selino
1 lugë çaji niseshte ose miell
1 thelp hudhër
15 ml verë e bardhë
Sherebelë
Rozmarinë
Kripë dhe piper i zi
Pure patate
500 gr patate
2 të verdha veze
2 lgj gjalp
1 thelp hudhër
Arrë moskat
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Mishin siç e kemi copë të paprerë, nëse rostoja është e trashë, e lidhim me fije kuzhine që të mos deformohet gjatë gatimit. Më pas e marinojmë me kripë dhe piper të zi. Nëse dëshironi , mund ta shponi në mes me një thikë dhe të vendosni një karrotë të hollë , por mund të lihet edhe ashtu siç është. Vendosim në tigan 3 lugë gjelle vaj dhe pak gjalpë dhe skuqim reston deri sat ë marrë një ngjyrë të kuqerremtë nga të gjitha anët.
Presim perimet në kubikë dhe i vendosim në tigan, bashkë me erëzat e i kaurdisim deri sat ë mos ketë lëng në tigan. I shuajmë me verë dhe sapo vera të avullojë vendosim mishin në një tavë , e mbulojmë atë me alumin dhe e vendosim në furrë për 30 minuta në temperaturë 200 °C.
Perimeve i shtojmë pak ujë ose lëng perimesh , ose mishin e lëmë të ziejë pak duke holluar 1 ose 2 lugë çaj niseshte me ujë të ftohtë , e trazojmë me perimet duke e rregulluar me kripë dhe më pas e kalojmë në blender dore, e kullojmë në kullesë dhe e lëmë për të marrë dhe një valë , për të parë apo rregulluar kosistencën.
Nxjerrim reston, e lëmë atë të mbuluar me qëllim që të rrijë e ngrohtë.
Përgatitja e Puresë :
Ziejmë patatet e prera në kubikë dhe i kalojmë në shtypësen e puresë. Shkrijmë gjalpin me pak hudhër për të aromatizuar dhe e përziejmë me perime. Shtojmë në të 2 të verdha veze për 500 gr patate, kripë , piper të zi e arrë moskat dhe i trazojmë mirë. Nëse rezulton e trashë mund ta hollojmë me 2 lugë gjelle qumësht. Nëse dëshironi mund ta kaloni në xhep pastiçerie , ti jepni formën që dëshironi në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. Pasi e pjekim në furrë për 20 minuta e shërbejmë së bashku me reston.