Kontrovers, edhe me origjinën edhe me profesionin e tij. Gazetari i vetëshpallur “Armiku Publik” (Public Enemy) atakues i realitetit ku jetojmë, sot është mysafir i emisionit “Rreze Dielli”.
Bledi Mane tregoi cila është kostoja e gazetarisë që ai bën, nëse ka avantazhe apo disavantazhe. Si një gazetar i mirë artikuluar, i mprehtë, por i hidhur, ironik, me një sarkazëm e cila duket se është arma e tij më e fortë, Mane rrëfen nëse ka bërë më shumë miq apo armiq në profesionin e tij.
Gjithashtu Bledi Mane u ndal dhe në eksperiencën e tij të fundit në reality show “Big Brother Vip Albania”, ku dha dhe mendimin e tij për disa nga banorët e shtëpisë. Gjithashtu të tjerë personazhë publik ishin "nën lupën" e tij sarkaistike...