Rrëfimi emocionues i ish-ushtarit të UÇK, si e kujton luftën dhe momentin e shpalljes së pavarësisë

17 Shkurt 2023, 12:24

Dardan Krasniqi: “Isha 17 vjeç kur vesha unifromën e UÇK-së dhe në familjen tonë sot kemi dy Dëshmorë të Atdheut”

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka, ishte Dardan Krasniqi, ish ushtar i UÇK-së, i cili foli për 17 shkurtin, datën e Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se rruga për liri ka qenë shumë e vështirë dhe se në familjen e tij ka humbur xhaxhain dhe djalin e xhaxhait. “Në familjen time kemi dy Dëshmorë të Atdheut, kurse në pjesën e rrethit miqësor, kam humbur dhe  disa miq” tha më pas Dardani.