Devolli është një zonë me pasuri të rralla kulturore dhe folklorike, ku traditat dhe trashëgimia shpirtërore ruhen me fanatizëm prej brezash. Devolliçja një nga thesaret më të spikatura të kësaj zone, një valle popullore tradicionale që përfaqëson identitetin, historinë dhe shpirtin artistik të banorëve të Devollit. E njohur për elegancën dhe harmoninë e saj Devolliçja karakterizohet nga një stil i veçantë kërcimi, ku lëvizjet e valltarëve shprehin lidhjet e ngushta me tokën. Pritet që kjo valle të hyjë në UNESCO si një trashëgimi kulturore e mbrojtur, duke e njohur atë jo vetëm si një element të rëndësishëm të kulturës shqiptare, por edhe si pasuri universale që meriton të ruhet dhe promovohet që të mbetet pjesë e identitetit kombëtar dhe trashëgimisë globale. Të ftuar në “Rreze Dielli” Petrit Demiraj, hartuesi i dosjes, Agron Kordalli, koreograf dhe grupi i valltarëve të Devollit sollën një atmosferë unike në studion tonë.
Ju sjellim gëzim dhe hare në familjet tuaja me dy artistë të jashtëzakonshëm nga qyteti i artit dhe kulturës, Shkodra. Artistja e madhe, e mrekullueshmja Justina Aliaj dhe një nder e privilegj bashkimi në një studio televizive për herë të parë i një prej ikonave të muzikës së lehtë shqiptare para viteve '90, Eduard Jubani. Një bisedë tepër e këndshme në studion e "Rreze Dielli" plot humor e bejte, por dhe muzikë e mirë me dy artistët e mëdhenj shkodranë.