Rreze Dielli - Emisioni i plotë 31 Dhjetor 2024, Receta/ Këshilla arredimi/ Festojmë me miq, Gëzuar 2025!

31 Dhjetor 2024, 14:28

Zonja Albana gatuan në Rreze Dielli tre antipasta dhe receta festive. Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës. Në studion e “Rreze Dielli”, sipërmarrësja e eventeve Xheni Sulaj dhe arkitektja e brendshme Anila Hetoja, na tregojnë trendet e ngjyrave që mbizotërojnë këtë vit, disa këshilla praktike mbi dekorimin e pecetave, aksesorëve dhe vendosjen e duhur në tryezën festive.

Festojmë Vitin e Ri në studion e "Rreze Dielli" me miq të mirë, tashmë është bërë traditë që në programin e fundvitit personazhe nga fusha të ndryshme ndajnë përjetime dhe emocionet e mbylljes së një viti dhe nisjes së një viti të ri. Në tryezën tonë festive kishim të ftuar politikanin, shkrimtarin dhe akademikun Anastas Angjeli, sipërmarrësen dhe karizmatiken Teuta Doçi, kantautorin Altin Goci, artisten multidimensionale gjermano-irakenen DO’A (Sheyda Payman) dhe këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore Ylli Baka. Ky i fundit i shoqëuar nga një grup të rinjsh valltarësh nga Vlora sollën një atmosferë festive me këngë të njohura, ndërsa të ftuarit e shoqëruan me kërcime dhe valle. Kartolinat dhe video mesazhet e mbërritura në studio sollën shumë emocione tek të ftuarit, të cilët ndanë me publikun momentet e veçanta dhe përjetimet nga njerëzit e tyre të zemrës. Emocione, lot, por dhe humor përmes pyetjeve pikante për të ftuarit...