Ruan ende paruket e aktorëve në xhirime, Rakip Lamaj: Zor se Artur Gorishti mund të bëhej fshatar...

1 Maj 2020, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2020-05-01 11:15:31

Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” grimieri historik i Kinostudios “Shqipëria e Re” sjell copëza kujtimesh, të pathëna më parë nga prapaskenat e xhirimeve të filmave shqiptarë. Marrëdhënien me aktorët e regjisorët e sheh si një miqësi që i përngjan më shumë një familje. Puna me kolosët e kinematografisë shqiptare, për grimierin historik të Kinostudios ‘Shqipëria e Re” është kujtimi më i bukur i jetës. Ai krahas memorizimit të momenteve më të bukura gjatë punës së tij, ka ruajtur edhe shumë fotografi, por edhe dy paruke për të cilat thotë se kanë vlerë muzeale.