Rudina Jasini, avokatja shqiptare që mbrojti çështjen ‘ Haradinaj’ në Hagë

20 Maj 2020, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2020-05-20 17:07:53

Suksesi është i rëndësishëm por nuk mjafton, mbi të gjitha duhet të jesh i vlefshëm për të sjellë sa më shumë pozitivitet në shoqëri.

Kjo është shprehja që i shkon më shumë avokates Rudina Jasini. Ajo jeton prej vitesh në Oxford, ku edhe punon si avokate dhe pedagoge pranë Universitetit të Oksfordit. Gjatë karrierës së saj është marrë me cështje nga më të ndryshmet, por ajo që e bën me krenare është puna në grupin e avokatëve që mbrojtën cështjen ‘ Haradinaj’ në Hagë, ku Rudina ishte e vetmja shqiptare që merrte pjesë në këtë process gjyqësor. Për këtë por edhe për rrugëtimin e saj të gjatë e të sukseshëm në drejtësisë, ajo rrëfeu më tepër në emisionin “ Rreze Dielli’’. Ku ndër të tjera u shpreh se fillimisht nuk kishte menduar të aplikonte pasi ishte ende e re.