E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte gjinekologia Mimoza Keta e cila foli për obezitetin në shtatzani, suplementet që duhen marrë, kujdesi për veten dhe foshnjen.
“Ne i këshillojmë nënat shtatzëna që gjatë shtatzanisë të ushqehen shëndetshëm, të ulin marrjen e karbohidrateve deri në 150 gram në ditë dhe jo më tepër. Është krijuar miti se kur je shtatzënë, duhet të hash sa për dy, por kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi nëna duhet të konsumojë vetëm sasinë e nevojshme të ushqimeve dhe jo më tepër” theksoi gjinekologia e njohur.
Mimoza Keta tregoi se cili është regjimi i duhur ushqimor që duhet të ndjekë një grua shtatzënë dhe cilat janë ato suplemente që duhen marrë patjetër, të cilat janë të domosdoshme në formimin e shëndetshëm të fëmijës.