Sa të rinj motivues! Gjimnazistja: Ditëlindjen e festova e 'mbyllur', por po gatuaj e lexoj më shumë...

27 Mars 2020, 10:54

E kishte planifikuar festën e ditëlindjes së saj krejt ndryshe, mes shoqërisë dhe muzikës, por gjimnazistja e 'Petro Nini Luarasi', Aleksandra Shehaj është e lumtur që këtë ditë e festoi pranë atyre që të falin dashuri pa kushte: familjarëve.

Nga shtëpia ku është vetëkarantinuar, si masë e marrë për të eleminuar rrezikun 'koronavirus', gjimnazistja thotë se këtë kohë po e shfrytëzon për të lexuar më shumë, hedhur në letër idetë për piktura e për të gatuar.