Sallatë me fasule të kuqe dhe ton nga zonja Vjollca

28 Tetor, 11:00

Sallatë me fasule të kuqe dhe ton

100 gr fasule të thata të kuqe  

100 gr oriz basmati

100 gr ton ( në kuti)

1/2 lëng limoni

2 lugë gjelle majdanoz I grirë

3 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe 1/2  lugë kafe piper pikant

Përgatitja:

Fasulet: Vendosim në ujë për 4-5 orë dhe më pas I japim një valë, derdhim ujin dhe I vendosim për ti gatuar deri s të ziejnë. Po ashru dhe orizi dhe misrat duhet të jenë të gatuar. Pasi fasulet të jenë zjerë dhe ftohur I kullojmë dhe I vendosim në një task u do të shtojmë orizin, misrat, tonin të kulluar nga uji, lëngun e ½ limon dhe 2 lugë gjelle majdanoz I grirë dhe pak vaj ulliri, kripë, piper të kuq pikant. Vnedosim të gjithë përbërësit në tas dhe I përziejmë  me lugë dhe servirim sallatën të shoqëruar me I fetë limon.

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha