Sallatë me panxhar me djath nga zonja Vjollca

7 Tetor, 10:35

Sallatë me panxhar me djath

Përbërësit:

500 gr panxhar

6 lugë gjelle uthull balsamike

kripë dhe piper të zi ( kokërr)

2-3 qepë të njoma

sallatë jeshile dhe rukola

2 mollë me ngjyrë të ndryshme

3 lugë gjelle lëng limoni

3 lugë gjelle vaj ulliri

100 gr djath të bardhë

50 gr arra ( të pjekura)

Përgatitja:

Qërojmë dhe ziejmë panxharin për 20 minuta duke shtuar në ujin e zjerjes 6 lugë gjelle uthull balsamike pak kripë për t’I dhënë një shije të mirë. Pasi panxharët të ziejnë I lëmë të ftohen, duke ruajtur 2-3 lugë gjelle nga zierja për ti përzjerë me 3 lugë gjelle vaj ulliri si marinadë për sallatën. ë një tas vendosim sallatën dhe rukolën të pastruara. Shtojmë lëngun e zjerjes së panxharit, përzjerë me vajin e ullirit ( ose mund t’I vendosim jeshillëqet në një pjatancë dhe I spërkasim me lëngun e përgatitur. Mbi sallatë vendosim copat e panxharit të prera në feta ose kubikë sit ë preferoni. Qërojmë mollët e tyre dhe I vendosim në sallatë, shtojmë dhe djathin në kubikë të vegjël, qepët e njoma të prera në unaza dhe në fund arrat e pjekura dhe e shërbejmë.

 

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha