Sallatë me pulë dhe perime nga zonja Vjollca

15 Shtator, 10:31

Sallatë me pulë dhe perime

Përbërësit:

400 gr fileto pule

300 gr patate

300 gr karrota

300 gr kungull I njomë

1 degë majdanoz

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

lëng limoni

2 lugë gjelle uthull e bardhë

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë fileton e pulës dhe e vendsim në tenxhere me ujë të bollshëm ku do të shtojmë 1 degë majdanoz dhe disa kokrra piper të zi dhe kripë. E lëmë fileton të ziejë për 20 minuta. E largojmë dhe e lëmë të ftohet. Pastrojmë perimet dhe i presim në fijë vendosim në zjarr një tenxhere  me ujë për të valuar shtojmë në të kripë dhe 2 lugë gjelle uthull në momentin që uji valon. Shtojmë në tenxhere fillimisht karrotat i lëmë të ziejnë për 3 minuta e më pas I largojmë dhe I  vendpsim në një tas të ftohen.

 

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha