Sallatë me qiqra rukola dhe djath nga zonja Vjollca

2 Nëntor 2020, 11:41

Sallatë me qiqra rukola dhe djath

Përbërësit:

300 gr qiqra

150 gr djath

100 gr rukola

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosim qiqrat që në darkë me ujë. Pasi të kalojë 12 orë I kërkojmë I shpëlajmë mirë dhe I gatuajnë në ujë të valuar, kripë për 40-45 minuta nga momenti I zjeres.Pasi kalon ora e zjerjes I kullojmë dhe I lëmë të ftohen. Pastrojmë rukolën dhe e thajmë atë, thajmë djathin  në letër kuzhine dhe e thërrmojmë atë. Në një tas vendosim rukolën, qiqrat të kulluaradhe të ftohtë, djathin të thërrmuar, spërkasim me pak kripë, piper dhe vaj ulliri e përziejmë dhe e shërbejmë. Nëse dëshironi mund të shtojmë dhe pak domate ose perime të pjekura si kungull apo patëllxhanë.