Sapuni e bardhë
Përbërësit:
- 500 ml ujë
- 250 gr niseshte
- 300 gr sheqer
- 250 gr gjalpë
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së ujit dhe sheqerin, i trazojmë mirë duke i vënë në zjarr për të marrë valë. Ndërkohë në një enë tjetër tresim niseshtenë në sasinë tjetër të ujit. E përziejmë ngadalë me lugë druri derisa të tretet plotësisht pa krijuar kokrriza. Sapo uji nis të marrë valë hedhim niseshtenë e tretur. Ulim nxehtësinë e sobës dhe e trazojmë shpejt që të mos cignoset në fund. Kur fillon e trashet niseshteja shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur. E trazojmë pa ndaluar për gati 10 minuta. Sapunija është gati kur të jetë formuar një masë e tejdukshme që nuk ngjitet tek luga dhe që shkëputet lehtësisht nga anët e tenxheres. Heqim tenxheren nga zjarri dhe marrim një lugë gjelle e cila na shërben për t'i dhënë forma sapunisë (për t'i dhënë formën e duhur në pjatë duhet vepruar shpejt që të mos na ngrijë). Para se të marrim masën e sapunisë, lugën e gjellës e zhysim në një gotë me ujë të ftohtë. Marrim masa të vogla me anë të lugës dhe i vendosim në një pjatë të cekët.