‘Sekretet e barkut petë’ / Ushtrimet më të mira per uljen e barkut ‘Vetëm 5 minuta në shtëpi’

16 Prill, 12:51

Si të tonifikojmë trupin nga shtëpia dhe cilat janë zonat më problematike / '10 minuta për trupin', ushtrime të shpejta për bark, këmbë dhe vithe!

Aktiviteti fizik, një nga shtyllat e piramidës për jetë të shëndetshme. Për disa, mbase është e pamundur të frekuentojnë një palestër, por nëse ekziston dëshira ne ju propozojmë disa ushtrime të thjeshta fizike në kushte shtëpie, të cilat jo vetëm do t’ju dobësojnë, por dhe tonifikojnë trupin.  Barku, krahët, vithet dhe kofshët janë zonat më të rrezikuara, të cilat kanë nevojë të qëndrojnë gjithnjë të tonifikuara për një pamje perfekte. Strategjitë e dobësimit dhe tonifikimit që ju ndihmojnë për t’i ruajtur këto pjesë, sigurisht që nuk mungojnë, ju duhet vetëm pak vullnet. Dy instruktoret Erilanda Bakalli dhe Alma Hasani demostrojnë në studion e “Rreze Dielli” disa ushtrime shumë efikase që të gjithë mund t’i bëjnë në shtëpi për mbajtjen e trupit sa më në formë.