Sekretet e Kimës së përsosur me vezë nga zonja Albana

18 Nëntor, 11:05

Kimë me vezë

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 domate / 2 lgj salcë
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 3-4 kokrra vezë
  • Kripë dhe piper
  • Pak spec djegës
  • Majdanoz ose kopër

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë mirë duke e skuqur derisa të thahet lëngu dhe mishi të marrë një ngjyrë kafe.  Shtojmë më pas domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë të ziejë derisa salca të trashet. Në fund shtojmë kripën, piperin dhe nëse dëshirojmë dhe pak spec djegës. Bëjmë disa zgavra të vogla në masën e mishit në tigan dhe thyejmë vezët mbi to. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë për pak minuta derisa të mpiksen vezët. Kimën e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me pak majdanoz ose kopër sipas dëshirës.