Sekretet e pastiçes tradicionale me djathë, pa shumë shpenzime nga zonja Albana

26 Qershor, 11:49

Pastiçe tradicionale

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 500-600 ml qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 2 lgj miell
  • 200 gr djathë të bardhë
  • 100 gr gjalpë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë 5 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Tresim gjalpin, shtojmë miellin, e kaurdisim pak minuta, shtojmë qumështin dhe e lëmë të lidhet pak. Më pas shtojmë vezët. Tek makaronat copëtojmë djathin e bardhë dhe bashkojmë të dy masat bashkë duke i trazuar mirë. E hedhim pastiçen në një tavë të lyer me gjalpë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.