Sekretet për një lëkurë të shendetshme, e ftuar dermatologia Violeta Dajçi

26 Shtator 2018, 16:23

Me ndryshimin e stinëve duhet treguar kujdes për lëkurën. Këtë e ka pohuar edhe mjekja dermatologe mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në  Report Tv , e cila tha gjithashtu se lëkura është pasqyrë e funksionimit të organeve të brendshme. Në të shfaqen problematika që mund të ketë organizmi, të cilat zbulohen me anë të testimeve.

Lëkura është një pasqyrë edhe e problematikave që mund të kenë organet e tjera të organizmit. Në lëkurë shfaqen shumë patologji të cilat më pas zbulojnë patologji të brendshme të organizmit tonë. Përzgjedhja e ushqimeve nuk ndikon vetëm në lëkurë, por në të gjitha organet. Për shembull mishi duhet konsumuar sa më pak, ndërsa peshku është shumë i ushqyeshëm për lëkurën dhe për organet e tjera.