Gjatë stinës së verës dhe pas saj, risku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme rritet. Udhëtohet më shumë, krijohen njohje të reja gjatë pushimeve dhe numri i raporteve seksuale rastësore, sidomos mes të rinjve, rritet. Sipas një raporti të ISHP, sëmundjet seksualisht të transmetueshme kanë ardhur në rritje në popullatën shqiptare. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë një grup infeksionesh shumë të përhapura dhe të provokuara nga mikrobe të natyrave të ndryshme mes të cilave baktere (sifilizi ose gonorrea), kërpudhat (candida), viruse (papilloma virus, HIV ose hepatitet) dhe parazitët.
Në studion e “Rreze Dielli” me mjeken gjinekologe Mimoza Keta, flasim për faktorët e rriskut, shenjat e para dhe simptomat që shfaqen në organizëm si dhe disa këshilla për të evituar këto sëmundje, pasi mbrojtja nga kontaminimi është parandalimi i parë ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.