Seksi pas moshës 65-vjeçare dhe ‘paradokset’ në pleqëri. A ka moshë për marrëdhënie seksuale dhe pse kjo temë është ende tabu në Shqipëri, kur në botë 40% e moshave 65-80 vjeç janë akoma seksualisht aktive?
Aktiviteti seksual është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve personale, megjithëse ka tendencë të bjerë me kalimin e moshës. Pavarësisht hulumtimeve që tregojnë se frekuenca e aktivitetit seksual zvogëlohet me kalimin e kohës, ka shumë të moshuar që vazhdojnë të përfshijnë seksin në jetën e tyre si një pjesë të rëndësishme të rutinës. Në fakt studimet tregojnë se jeta seksuale arrin kulmin në moshën 60-vjeçare, pasi ata janë me përvojë, e dinë se çfarë duan dhe janë të lirë të eksplorojnë dimensionet e seksualitetit të tyre. Po në Shqipëri si qëndron realiteti? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me kuratoren e njohur të imazhit Linda Kalemi.