Sensuale / Surprizon me performancën e saj violinistja klasiko-moderne

3 Mars 2023, 12:28

Edlira Shkurti, një emër që përfaqëson risinë për muzikën klasike të përpunuar në Shqipëri. Ish-studentja e Akademisë së Arteve sjell të përpunuara shumë nga veprat më në zë bashkëkohore dhe klasike, të sjella për publikun me përformimin virtuoz të saj në violinë elektrike apo edhe atë klasike. Me qëllimin e qartë për të sjellë ndryshimin në rangjet e instrumentistëve modernë shqiptar ajo vjen me ide të qarta se çfarë duhet plotësuar në vazhdim në tregun muzikor në vendin tonë.