“Serenata korçare, himni nostalgjik" i dashurisë performuan 'live' në studion e Rreze Dielli

24 Shkurt 2023, 13:47

Nuk mund të largohesh nga Korça pa dëgjuar grupin që vazhdon e përcjell traditën e serenatave. Sot në studion e “Rreze Dielli” këngëtarja Jorgjeta Lalazi së bashku me grupin “Serenata të zgjedhura” dhuruan emocion përmes një kolazhi serenatash të vjetra korçare nga “Mariankë e vogël ti më je” tek “Bulevardi i Korçës…

Grupi ”Serenata të zgjedhura” përbëhet nga serenatistët Theofan Velko, Gjergji Terezi, Kristaq Fermani dhe dy kitaristët Kristi Sherko dhe Xhulio Morava.