Sezoni i gripit, sa të rrezikuar janë fëmijët? E ftuar mjekja pediatre Ilsa Kraja

14 Janar 2020, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2020-01-14 14:03:24

Jemi zyrtarisht në muajt më të ftohtë të vitit, e rrjedhimisht në kohën kur jemi më të predispozuar për tu prekur nga viruset stinore.

Megjithatë një nga shqetësimet e ditëve të fundit është edhe frika e prekjes nga menengjiti, një sëmundje që shkaktohet kryesisht nga bakteri i meningokokut dhe që shoqërohet me temperaturë, vjellje dhe dhimbje të forta koke.

E ftuar në “Rreze Dielli” mjekja pediatre Ilsa Kraja është shprehur se meningjiti  paraqet një rrezikshmëri të ulët në nivel popullsie, por e cilëson si një sëmundje të ‘pabesë’ pasi nis me simptoma të përgjithshme e shumë shpejt agravon duke shkaktuar edhe vdekjen.

Këshilla e mjekes është që në momentin e parë e parë që vihen re simptomat e saj, duhet të shkojmë menjëherë te mjeku, por shton se edhe pse vaksina për këtë sëmundje nuk është e përfshirë në kalendarin e vaksinimit, është mënyra më e mirë për të parandaluar meningjitin.

“Do doja të theksoja: Meningjiti nuk vjen vetëm si pasojë e meningokokut, është një inflamacion i cipave të trurit. Vaksina ka, janë 3 tipesh, pasi ka 5 shtame meningokoku A, C, W, Y, B.Janë 3 lloje vakshinash: Për tipin C që bëhet deri në 2 vjeç, ajo që bëhet nga mosha 2 vjeç deri në adulte dhe vaksina C. Do i grupoja në dy, ato të tipit C dhe B që janë më frekuente. Në Shqipëri nuk bëhen, nuk janë të përfshira në kalendarin vaksinal shtetëror, standardin, por janë alternative, e tashmë vecanërisht gjatë kësaj situate kur prindërit janë të alarmuar, mund të gjenden dhe mund të bëhen. Janë të kushtueshme, jo vetëm këtu në Shqipëri, kushtojnë mbi 100 euro, të paktën ai i tipit C pastaj ajo e tipit B është edhe më e kushtueshme.” shprehet në “Rreze Dielli” Ilsa Kraja.