Receta e parë: Sfoliatë me krem dhe reçel mjedre
Përbërësit:
1 petë sfoliatë
2 kokrra vezë
120 gr sheqer
40 gr niseshte
pak lëkurë limoni
500 ml qumësht
vanilje
150 gr xhelatinë mjedre
sheqer pluhur për dekor
Përgatitja:
Në një tenxhere përzieni 2 kokrra vezë. Në një tepsi vendosim një letër pjekje dhe mbi të vendosim petën sfoliatë. E tendosim mirë dhe me ndihmën e një forme ose gote formojmë rrathë (mesatarisht 10 copë për një petë) me diametër 8 cm.
Lyejmë petët me furçë me vezë dhe i vendosim në furrë në temperaturë 190ºC per 10 minuta.
Në tenxheren ku kemi rrahur vezët shtojmë 120 gr sheqer, 40 gr niseshte, pak lekurë limoni dhe i përziejmë mirë deri sa sheqeri, niseshteja dhe vezët të përzihen mirë. Shtojmë qumështin e vaniljen dhe e trazojmë deri sat ë formohet një krem i trashë. Sa të flluskojë e largojmë nga zjarri dhe e spërkatim me pak sheqer pluhur që të mos zërë ajkë. Ose e përziejmë, i vendosim një celefon dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet.
Ndërkohë nxjerrim tepsinë nga furra dhe i lëmë pak që të ftohen. Bëjmë një prerje në mes horizontalisht për të gjitha pufkat dhe i mbushim brendaa me krem pastiçerie. Në qendër me 1 lugë çaji xhelatinë mjedre i bashkojmë të dy gjysmat që premë. I vendosim në një pjatë, i pudrosim me sheqer pluhur dhe i shërbejmë.