'Shenjat nuk janë ato që thuhen', kosovari i prekur nga koronavirus Unë i shpërfilla, por...

4 Maj 2020, 10:26

I prekur nga koronavirus që prej 7 prillit, Artan Hakaj, një i ri nga Kosova rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e infektimit të tij. Ai thotë se burimi i infektimit të tij është në punë dhe se shenjat e para I shpërfilli duke qenë se nuk kishte të njëjtat shenja që thuhej që ka koronavirus (Temperaturë e kollë). ajo që e detyroi të shkonte në spital, ku mësoi edhe se ishte prekur nga Covid-19, ishin ethet.