Sherden i hapur me të brendshme qengji dhe perime nga zonja Albana

27 Maj, 11:43 | Përditesimi: 27 Maj, 11:43

Sherden i hapur me të brendshme qengji dhe perime

Përbërësit:

  • 3 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lugë supe oriz
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 300 gr të brendshme qengji
  • Pëlhurë qengji
  • 2 vezë
  • 4-5 lugë kos
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 gjethe dafine
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Kaurdisim qepët e prera imët së bashku me karrotën dhe selinonë e grirë në rende. Ndërsa të brendshmet (mushkëritë, zemra, veshkat) të prera në copa të vogla i vendosim të ziejnë. Pasi të zbuten pak, shtojmë mëlçitë e prera në kubikë të vegjël, dafinën dhe së bashku i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. Ndërkohë orizin e kemi zier në ujë me kripë për 10 minuta. E shpëlajmë orizin dhe e shtojmë tek perimet e kaurdisura së bashku me të brendshmet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Pëlhurën e vendosim në ujë të nxehtë, më pas e kullojmë, e presim ne copëza dhe e shtojmë tek corba. Hedhim pak ujë të vakët dhe e lemë të gatuhet në zjarr mesatar.  Në fund hedhim vezë të rrahura me kos, kripë dhe hudhra të shtypura. E vendosim per 5 minuta në furrë sa të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.

MC/Shqiptarja.com