Shije unike! Hallvë me miell misri përgatitur me sherbet nga zonja Albana

11 Shtator, 11:16

Hallvë me miell misri

Përbërësit:

  • 1 gotë vaj ulliri
  • 2 gota miell misri të trashë
  • 3 gota sheqer
  • 4 gota ujë
  • 2 shkopinj kanelle
  • 2 portokalle
  • Arra të grira

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim vajin dhe sapo të nxehet shtojmë miellin duke e kaurdisur. E largojmë nga nxehtësia dhe shtojmë arrat. Në vatrën tjetër të sobës kemi bërë sherbetin me sheqer, ujë, shkop kanelle dhe lëkurë portokalli (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe barbaroz). E shtojmë sherbetin e nxehtë tek mielli dhe vijojmë me trazimin derisa hallva të bëhet gati. E lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë.