‘Shpirti i festës’, shfaqja e fëmijëve në ‘Rreze Dielli’, mesazhe për dhuratat e Vitit të Ri

26 Dhjetor, 12:20

'Shpirti i festës', fëmijët interpretojnë në studion e “Rreze Dielli” pjesë nga shfaqja dhe japin mesazhe për festën e Vitit të Ri… Troli dhe Shpirti i Festave, është një shfaqje me kukulla e interpretuar nga fëmijë të grupmoshës 7-10 vjeçare. Fëmijët kanë vendosur që këtë shfaqje, gjatë periudhës së festave ta shfaqin për bashkëmoshatarët e tyre dhe të mund t’u ofrojnë atyre kohë të vlefshme në këto ditë pushimesh. Mesazhi i shfaqjes së fëmijëve është që ata të kuptojnë se arsyeja e vërtetë e festave është koha e kaluar me njerëzit tanë të dashur dhe jo dhuratat.