Shqeto Përmeti nga zonja Albana, një nga traditat më të shijshme përmetare

11 Nëntor, 11:24

Shqeto Përmeti

Përbërësit:

  • 4-5 thela mish qengji
  • 2 lgj miell gruri
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 kokërr vezë
  • Lëng limoni
  • Kripë, piper
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja:

Spërkasim mishin me kripë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadalshëm. Në një tigan kaurdisim miellin me gjalpë dhe në momentin që mielli zverdhet e shuajmë me qumësht dhe e trazojmë me një lugë druri në mënyrë që të mos krijojë kokrra. Më pas shtojmë lëng mishi dhe e trazojmë derisa të bëhet e njëtrajtshme. Këtë masë e shtojmë tek mishi dhe e lëmë në vlim për 5 minuta. E largojmë gatimin nga zjarri dhe pasi të ftohet pak e presim me vezë dhe limon.